Gazetari i njohur Eraldo Rexho është shumë aktiv jo vetëm në ekran, por edhe në rrjetet e tij sociale.
Ai së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit ku mesa të tjerash ka nxjerr zbuluar romancën e Noizyt.
Gazetari është pyetur nga ndjekësit nëse reperi është në një lidhje, gjë të cilën ai vet e ka mohuar disa herë nëpër intervista të ndryshme.
Eraldo ka dhënë një përgjigje që nuk pritje, duke konfirmuar faktin se këngëtari shumë i dashur për publikun është në një romancë.
“Ka të dashur Noizy “, ka pyetur ndjekësi.
“Ka derri, po s’tregon”, është përgjigjur Eraldo.
Pas kësaj është rritur tepër kurioziteti i publikut se kush do të jetë fatlumja përkrah reperit të dashur.