Nuk mund të merrte frymë gjatë performancës, Orlando Bloom vrapon në skenë për të zbërthyer fustanin e Katy Perry, video bëhet virale!

Në ngjarje të tilla tradita e do të jetë çdo gjë në perfeksion dhe në skenar, por Katy Perry dhe Orlando Bloom ‘’thyen’’ rregullat.

Gjatë kohës që Katy Perry po performonte në skenë, partneri i saj, Orlando Bloom u tregua mjaft i vëmendshëm dhe vrapoi drejt saj për t’i zbërthyer korsenë që kishte veshur pasi nuk e lejonte që të merrte frymë.

Sipas “The Sun”, 36-vjeçarja pati një incident të vogël gjatë performancës për “Variety Power Women”. Ky moment u fokusua nga kamera e një të pranishmi kur këngëtarja thirri partnerin e saj.

Për performancën e saj, artistja kishte zgjedhur një fustan të gjatë, ngjyrë leljla, i cili kishte brenda dhe një korse.

Në mënyrë që partnerja e tij të merrte frymë lirisht, aktorit iu desh që t’ia zberthente zinxhirin. Pas këtij momenti e gjithë turma nisi të brohoriste.

“Tani mund të marr frymë”, tha Katy e çliruar. Gjatë kohës që Bloom po kthehej në vendin e tij, ajo shtoi: “Heroi im”.

https://www.youtube.com/watch?v=-xJehl7EjUg

Nga ana tjetër, Orlando postoi në Instagram pamje nga festa e madhe, krahas së cilave shkroi:

 “Ishte një privilegj të festoja fuqinë e gruas mbrëmjen e kaluar. Jam shumë krenar me ty dhe me zemrën tënde të madhe që bën kampion çdo person rreth teje”.