Duket se trekëndëshi që Kristi ka krijuar mes dy vajzave, Keisit dhe ish të dashurës së tij jashtë shtëpisë, nuk po pëlqehet aspak nga publiku.
Teksa u pyet në dhomën e rrëfimit, Kristi u shpreh se lidhja e tij jashtë është mbyllur dhe shtoi se pasojat e veprimit do t’i përballojë vetë kur të dalë.
Mirëpo, duket se kjo gjë nuk është besuar aspak nga i ati i Keisit, Sabiani, i cili me anë të një postimi në InstaStory e quajti përgjigjen e Kristit një gënjeshtër, pasi sipas tij, lidhja jashtë ka qenë e hapur.
Gjatë këtyre ditëve Sabiani ka hedhur dyshime të (pa)qarta se nuk është pro lidhjes së Keisit me Kristin, ndërsa mbrëmjen e djeshme shprehu hapur opinionin e tij.
“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Kejsin nuk jam ai babi tipik shqiptar, përkundrazi më ka pas shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj ! Si fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin për show. Së dyti nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi nuk mund të dali një ÇAPACUL që nuk di pse është futur aty brenda, e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikoj as veten e vet“- shkroi Sabiani në një postim në InstaStory.