31 vjeçarja me fame boterore, Iggy Azalea nepermjet nje postimi ne instagram ka njoftuar fansat e saj se albumi i titulluar “End of Era”, do jete albumi i saj i fundit pasi ka vendosur qe te largohet per shume vite nga muzika, per tu fokusuar ne fusha te tjera te cilat e motivojne me shume.
“End of a Era” është kaq i veçantë për mua, pasi të publikoj albumin muajin tjetër dhe për disa vjet do të fokusohem në projekte të reja krijuese dhe gjëra nga të cilat ndihem e apasionuar dhe e frymëzuar, përtej muzikës. Jam shumë e ngazëllyer të shihni një anë tjetër timen në të ardhmen.
Zhvendosja e energjisë dhe përqendrimi im tek ajo që jam më shumë e entuziazmuar, është ajo që është e përshtatshme për mua, dhe shpresoj që ju të vazhdoni të mbështesni çfarëdo projekti krijues që jam duke bërë.“, ka shkruar reperja.
Përsa i përket jetës së saj personale, kujtojmë se Iggy Azalea u bë nënë për herë të parë në moshën 30-vjeçare.
Ajo e dha vetë këtë lajm të bukur për fansat në rrjete sociale, megjithatë preferoi të mbetej diskrete për të dhënë më shumë detaje, përfshirë këtu edhe babain e fëmijës.
“Unë kam një djalë. Po prisja momentin e duhur për të thënë diçka, por ndjej se sa më shumë koha kalon, aq më shumë kuptoj se do të ndjehem e shqetësuar për të ndarë lajme gjigante me botën. Dua ta mbaj private jetën e tij, por doja të sqaroja se ai nuk është sekret dhe unë e dua atë përtej botëve.”, shkroi Iggy në Instastory.
Ajo u nda nga babai i fëmijës së saj vetëm pak muaj pas lindjes, por reperja nuk bëri të ditur arsyet pse dyshja i dhanë fund lidhjes.