Ilir Shaqiri padyshim është emri më i përmendur i momentit dhe kjo për faktin se balerini u shpall fitues i ‘BBV’, një program që për katër muaj mbajti të gozhduar një Shqipëri të tërë para ekranit.
I ftuar ditën e sotme në “E diell” ai ka folur në lidhje me reagimet e disa prej banorëve që i janë ‘kthyer’ kundër pas daljes nga shtëpia, konkretisht për koreografin e njohur dhe njëkohësisht ish-banorin e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, Tan Brama, i cili kur është pyetur për raporin e tij me Ilir Shaqirin është shprehur se nuk janë takuar dhe se ai e kontaktonte vetëm për interes pune.
Pas hapjes së diskutimit në studio Iliri zgjodhi që të jepte këtë përgjigje:
Unë nuk njoh asnjë mik që nuk flet mirë për Ilirin. Problemi është që shyqyr që po shprehet tani sepse një ditë që qëndroi aty nuk lidhi as 21 fjalë. Kështu që teorikisht i ka ardhur momenti pas katër muajve që të thotë atë kusurin e 21 fjalëve që la aty dhe kaq. Njerëzit kujtojnë se kur i bëjnë reklamë vetes ulin Ilirin. Absolutisht jo! Nuk ulin Ilirin por veten
Kujtojmë gjithashtu se më datë 28 Maj ai dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit në qytetin e Durrësit.