“Nuk kujdeset per djalin”- Postimi qe trazoi rrjetin, ish-partnerja shihet krah reperit Majk

Pas përfundimit të romancës së tyre, reperi Majk dhe ish partnerja Majlinda Zeka, e kanë akuzuar shpesh njëri tjetrin nëpër rrjetet sociale në lidhje me prindërimin.

Disa kohë më parë Majk shprehej se Majlinda nuk e lejonte të takonte djalin e tyre, ndërsa ajo nga ana tjetër shprehej se reperi nuk kontribonte nga ana ekonomike.

Mirëpo, tashmë duket se disa gjëra janë lënë pas për shkak të fëmijës.

I vogli i tyre sot nis klasën e parë dhe i ka pasur të dy prindërit pas vetes.

Majk ka ndarë disa foto me të në Instagram teksa i ka bërë edhe një dedikim të ëmbël duke shkruar:

Urime dita e parë e këtij rrugëtimi shkollor. Të priftë e mbara dhe gjithë të mirat në jetë. Të don babi”.

Po ashtu, edhe Majlinda ka publikuar disa foto me të duke shkruar: “Sot u bëre nxënës i klasës së parë. Urime dita e parë e shkollës Roan. Të uroj suksese dhe shumë momente të lumtura.”