Në dhjetor të vitit të shkuar, Jessie J zbuloi se kishte kaluar Krishtlindjen në spital, sepse nuk mund të dëgjonte dhe të ecte drejt. Këngëtarja zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen Meinere, një problem me veshin që mund të shkaktojë marramendje dhe humbje të dëgjimit.
Që prej atij momenti karriera muzikore e artistes është në rrezik dhe së fundmi ajo ka përditësuar fansat se çfarë po ndodh me të dhe sëmundjen e saj. Ajo ka bërë një postim në Instagram, ku shfaqet e përlotur teksa flet për sëmundjen,
View this post on Instagram
Menjëherë pas këtij postimi fansat e saj nxituan ta mbështesnin, duke u shprehur se e duan shumë dhe se ajo i ka ndihmuar të kalojnë shumë probleme në jetë.
Këngëtarja ka shpjeguar më herët se për shkak të sëmundjes ajo nuk mundet të këndojë me zë të lartë, sepse ndjen dhimbje dhe për këtë arsye ajo nuk ka qenë aktive në muzikë prej kohësh.