Nuk kanë të ndalur, Mozzik thumbon hapur Loredanën gjatë koncertit të tij! (Video)

Dyshja Mozzik-Loredana janë ndër ish çiftet që vijojnë të bëjnë bujë me veprimet e tyre thumbuese ndaj njëri-tjetrit.

Së fundmi ka qenë Mozzik, i cili gjatë një koncerti të tij ka zbuluar dy këngë dedikuar Loredanës: Madam she Lakmitare.

Kujtojmë se pak ditë më parë, në një video që Loredana publikoi në TikTok, një ndjekës e ka pyetur nëse ajo “po mendon për martesë ose diçka të tillë.”

Dhe përgjigja e Loredanës ishte: “Unë kam fobi nga martesa vëlla.”

Sigurisht kjo përgjigje e saj nuk ka si të mos lidhet me Mozzik dhe lidhjen e tyre me shumë ulje dhe ngritje.