Jo vetëm fansat por edhe vetë Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi nuk kanë ndërmend t’i japin fund dramës! Dy artistet janë rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes.
Çfarë ndodhi kësaj here?
Era Istrefi ka publikuar një foto në Instastory, krahas së cilës shkruan: “B*tch I’m a baddie, bëj çfarë të dua.”
Por duket se as kësaj here nuk kanë munguar thumbimet. Dafina Zeqiri ka publikuar një foto në llogarinë e saj në rrjetet sociale ku shkruhet: “Gjithçka është një kopje e një kopje, pasuar nga një tjetër kopje…”
Dafina dhe Era bënë pak kohë më parë postime të ngjashme në rrjetet sociale, ku nuk munguan as ‘thumbimet.’
Dafina publikoi në Instastory disa foto ku vëmendjen e përqendroi tek stili i saj i flokëve. Këngëtarja e “Be a man once” u shfaq me një stil të ri të flokëve, konkretisht me baluke.