Produksioni i “Big Brother VIP” ka qenë shpesh nën akuza nga publiku, kjo për shkak të favorizimeve që i bëjnë një apo disa prej banorëve të shtëpisë.
Në rrjet është përfolur shpesh se produksioni e ka vendosur që pa nisur reality show se fitues do të shpallet Olta Gixhari.
Dyshimet kanë lindur pas një sërë ngjarjesh të ndodhura në shtëpi, të cilat janë zbuluar nga publiku, pa dëshirën e produksionit.
Këto dyshime u shtuan më shumë ditën e djeshme, ku u bë publike një video e disa ditëve më parë. Në të dëgjohej Olta teksa i bënte të ditur Dea Mishelit se Valbona është larguar nga shtëpia.
Por ku e morri vesh Olta këtë gjë kur njoftimi u bë i ditur për të gjithë pak minuta pas fjalëve të aktores nëpërmjet një zarfi?
Mirëpo si për mos të mjaftuar kjo, një tjetër skenar i produksionit ka dalë në dritë. Këtë herë ka të bëjë për eleminimin e Eva Alikos ditën e djeshme.
Aktorja u skualifikua nga gara pasi ofendoi dhe kërcënoi Luiz Ejllin. “Do ta çaj kokën”, i tha ndër të tjera Eva-Luizit.
Mirëpo gjithë agravimi nisi pas një debati të Kristit dhe Evës, teksa po realizonin kërcimin e dhënë si detyrë nga “Vëllai i madh”, në kuadër të “Dancing With The Stars”.
Më pas teksa po diskutonte me Oltën, Kristi tregoi se në dhomën e rrëfimit iu tha se duhet të debatojë me Evën, duke nxjerr hapur skenarin e produksionit. Megjithëse Olta u përpoq ta mbulonte gafën e Kristit, kjo nuk i shpëtoi aspak publikut.
