Harry Styles u përball me një incident në një nga koncertet e tij të fundit.
Teksa fliste me fansat, siç bën në mënyrë rutinore gjatë gjithë koncerteve të tij, Harry është goditur me një shishe në zonën e tij intime.
Momenti është xhiruar nga të pranishmit, duke u bërë viral më pas në rrjet.
Pas incidentit, Styles tregoi menjëherë shenja shqetësimi, duke u përkulur përpara se të thoshte në mikrofon: “Tani kjo është për të ardhur keq”.