Gjatë puntatës së djeshme në “Dance Albania” , Melisa i është përgjigjur “pa doreza” pyetjeve të jurisë.
Ajo ka treguar se kur e ka dhënë puthjen e parë, por edhe nëse do të krijonte ndonjë raport tjetër përveçse një puthje me një person që e dashuron vërtetë, deri në momentin e martesës.
Ermal Mamaqi: Pse mos ti bëjmë një intervistë të shkurtër Melisës e cila është një nga ato më të targetuarat e këtyre portaleve që prodhon shumë lajme. Atëherë, Melisa unë po të bëj pyetjen e parë. Kur e ke dhënë pyetjen e parë?
Melisa: O mami mos e shih këtë fike!
Ermal Mamaqi: Mami fike se e sheh në ritransmetim ose Youtube.
Melisa: Ka qenë 16 vjeç.
Melisa u shpreh gjithashtu se nuk ka qenë kurrë e dashuruar.
Performanca e saj ishte e bazuar tek filmi i Elvis Presley, por ajo që i bëri Melisës më shumë përshtypje ishte dashuria e Presley-t me Priscilla.
E teksa partneri i saj në kërcim, Erindi, e pyeti se nëse është kaq romantike, Melisa tha se mendon që nuk ka qenë kurrë e dashuruar, por mendon se është e dashuruar me idenë e dashurisë.
Erindi: Kaq romantike qenke ti?
Melisa: Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë e dashuruar, mendoj që jam e dashuruar me idenë e dashurisë.