Duket se historia e Donaldit, Borës dhe Triksës është rikthyer sërish në BBV, por këtë herë me personazhe të ndryshëm.
Prej ditësh tashmë po përflitet për trekëndëshin Keisi-Kristi-Zaza. Kjo e fundit është partnerja me të cilën Kristi ka patur një lidhje por që duket se ka marrë fund tashmë që ai po shijon romancën me Keisin.
Mirëpo sipas Kristit, lidhja me Zazën ka mbaruar pa hyrë ende në BBV. U desh reagimi i kësaj të fundit ditën e djeshme që të vërtetonte të kundërtën e asaj çka tha Kristi.
Ajo publikoi mesazhe private me Kristin në rrjetet sociale, ku bëri të ditur se kanë qenë bashkë kur ai hyri në BBV.
Pas një sërë reagimesh në rrjet, lidhja e Kristit me Zazën është prekur edhe nga Keisi ditën e sotme.
Teksa po bisedonte me banorët brenda shtëpisë së BBV, Keisi tregoi se nuk ka përse ti kërkojë llogari Kristit, pasi deri sa ka arritur të krijojë një lidhje me të, do të thotë se nuk ka një tjetër jashtë.