Nuk ka paqe mes çiftit, Kiara-Luizit: Bën sikur të kanë rënë 1 mijë halle në kokë

Pasi Luizi u pajtua me Kiarën, kjo e fundit nisi menjëherë me ngacmimet. Teksa këngëtari po sillej shumë serioz, Kiara tha se atë nuk e bën asgjë për të qeshur, madje as dashuria.

Edhe Armaldo u fut në mesin e ngacmimeve, duke thënë se Luizi ka jetën më të bukur që ekziston.

Ndonëse Maestro e pyeti Luizin se çfarë kishte, ky i fundit zgjodhi ta “injorojë” atë.

Më pas çifti ka pasur një tjetër debat pas “Dancing With Big Brother”.

Meqënëse Luizi kishte gjithë ditën që ishte i mërzitur, teksa Kiara e pyeti se çfarë halli ka, Luizi iu përgjigj: “Ti je halli im”.

Pjesë nga diskutimi:

Kiara: Çfarë ke?

Luizi: Asgjë nuk kam.

Kiara: Nuk e flet dot?

Luizi: Jo.

Kiara: Qyqja avash qesh içik, se je bërë sikur të kanë rënë 1 mijë halle në kokë.

Luizi: Ti je halli im, nuk kam punë tjetër.

Kiara: Po ec o Luiz, nuk ta them më.

Luizi: Derisa të rrjedhi.

Kujtojmë se në rrjet po përflitet sërish për sëmundjen e Luizit, madje TikTok-eri i njohur tregoi se ai doli nga BBV për të shkuar në spital, dhe sot gjatë prime-t, këngëtari do të vendoset para zgjedhjes: Të vazhdojë garën apo të dalë.