Lisa Kujofska u bë e njohur për publikun kryesisht pas pjesëmarrjes në “Apartamentin 2xl”, por edhe në disa programe të tjera, kryesisht humori, ndërsa vitet e fundit ajo nuk është më pjesë e televizionit, por komedinë e saj e vazhdon në rrjetet spciale.
Shumë aktive në Instagram e jo vetëm, Lisa sjell skece të shumë prej personazheve të njohur, ndërsa edhe i imiton, madje ndonjëherë më mirë se c’duhet, por kjo gjë duket se nuk i pëlqen të gjithë VIP-ave.
Këtë e ka zbuluar vetë Lisja e ftuar së fundmi në “Ditë pas Dite” me Fjorodra Fjorën, teksa u pyet nëse ka marrë ndonjëherë mesazhe kërcënuese prej këtyre personazheve që janë “pre” e komedisë së saj.
Sipas aktores, politikanët nuk reagojnë, ose nëse e bëjnë, e përgëzojnë, por nga ana tjetër janë VIP-at që e ofendojnë, megjithëse jo drejtpërdrejtë.
”Politikanët në pjesën më të madhe të injorojnë. Por ka dhe nga ata që më kanë sjellë mesazhe falenderimi edhe pse video mund mos të ketë qenë në favorin e tyre. Ndërsa dëngla kanë personazhet e showbizit. Nuk shkruajnë personalisht por me profile fallco, madje kalojnë edhe në ofendime personale duke më fyer fizikisht”,- zbulon Kujofsa.