Cifti i showbizit shqiptar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha jane nder te paktet cifte qe jane ndare me nje mirekuptim te plote dhe pas ndarjes kane patur perhere respekt maksimal per njeri tjetrin.
Ata shpesh jane shprehur se kalojne kohe bashke per hir te vajzes se tyre Renee, pasi duan qe asaj mos t’i mungoje asgje.
Edhe pse e kane bere te ditur kete fakt, perseri ndjekesit e ciftit mendojne per ribashkim mes tyre sa here qe ata shihen te kalojne kohe bashke.
Rasti i fundit ishte teksa dyshja shkuan me pushime bashke me vajzen e tyre dhe te gjithe menduan se cifti ishte ribashkuar perseri pas dy vitesh.
Por, mesa duket Noren e kane lodhur keto fjale qe i degjon shpesh te qarkullojne dhe vendosi te jape nje sqarim per te disaten here, duke u shprehur se raportet me Roberti jane te njejta, raporte miqesie dhe asgje me shume