Aktori Elvis Pupa në daljen e tij të fundit në Wake-up ka zbuluar raportin e veçantë që ka me bashkëshorten.
Ai la të kuptohej se liria dhe besimi janë çelsi i suksesit në raportin e tyre.
‘Që në momentin që jemi njohur kemi qenë shumë të lidhur bashkë. Ajo që mund të them për marrëdhënien time është që ne jemi shumë shokë. Nuk është ajo tradicionalja burrë-grua, jemi shumë shokë me njëri-tjetrin. Pastaj në emigrim s’ke ku shkon se gruan e ke grua, komshije, çun xhaxhai, shok ushtrie.
Marrëdhënia jonë ka shkuar shumë mirë, kur kam kuptuar kur nuk je ti pronari i partnerit tënd sepse nuk funksionon, është gjë e kotë. Në qoftë se e do një person dhe do ta dish sa të do ai, lërë të lirë dhe e sheh në qoftë se vjen tek ty dhe rri me ty për shpirt dhe zemër, atëherë e do vërtet, në qoftë se jo, është i kotë ky muhabet’, u shpreh Elvisi.
Elvisi gjithashtu foli dhe për rrugëtimin e tij në “Big Brother VIp”, ku ndër të tjera komentoi dhe lojën e banorëve të tjerë.
“Ata përfitonin tek pjesa e lojës, ‘në kuadër të lojës’. Shumica e situatave sa vinin e nuk ishin më reale. Meqë nuk pati më penalizime, secili vazhdoi me atë të vetën. Unë u futa për të qenë real. Ishte një lloj sfide që të dilje po i njëjti. Sa i përket impaktit do ta krahasoja me Portokallinë kur dola në fillim në vitin 2004. Çdo gjë në jetën time ia kam arritur pa bërtitur kot, pa bërë debate kot. Tematikat kryesore ishin nominimet dhe eleminimet. Që për mua ishte e panevojshme. Diskutuam tematike të ndryshme, patëm argumetime. Sa i përket nominimeve m’u duk kot që ta diskutoja dhe nuk kisha pse të ndërhyrja, plus që ishte edhe kundër rregullave. Kur u bë fakt i kryer pastaj, nëse ti flisje për tematika të tjera nuk kishin interes dhe iknin. Më ka bërë përshtypje që disa njerëz aty me background-e të tjera nuk flisnin për eksperiencat e tyre, por vetëm për atë që po ndodhte aty“, përfundoi aktori.