Qe pas tradhetise se Pique ndaj Shakires, ish cifti kane qene kryeteme e mediave online.
Se fundmi, Shakira ka bere me dije se do te sjelle nje projekt te ri muzikor e qysh pas njoftimit, menjehere filloi te aludohej se kenga do te ishte nje dedikim per Pique ose per gjithe situaten e ndodhur.
E mesa duket keshtu eshte!
Pak dite me pare, artistja ndau me ndjekesit e saj titullin e kenges, “Monotonia”, ndersa pak minuta me pare ka kenduar nje pjese te saj.
Me lot ne sy, Shakira kendon:
“Nuk ishte faji yt as faji im, ishte faji i monotonise. Kurre nuk thashe asgje, por me dhimbte. Une e dija qe kjo do te ndodhte“.
Mesa duket fakti qe dyshja kane kaluar shume vite krah njeri tjetrit ka bere qe dashuria mes tyre te venitet, megjithese duhet te presim publikimit e kenges se plote per me shume detaje nga marredhenia e tyre.