Nuk i trembet as ultimatumit të zarfit të zi, Olta thyen rregullin kryesor të produksionit përballë 73 kamerave!

Duket se Olta Gixharit nuk i trembet syri nga “Vëllai i madh”.

Megjithëse Olta është përfshirë në debate të forta të cilat kanë shkuar deri në kërcënime nga ana e saj, ofendime ndaj banoreve dhe thyerje rregullash, ajo nuk është ndëshkuar asnjëherë nga produksioni.

Dhe si duket nuk ka ndërmend të ndalojë, as pas ultimatumit të zarfit të zi. Aktorja ditën e sotme ka thyer sërish rregullin kryesor të lojës: Diskutimi për nominimet.

Teksa po diskutonte me Armaldon, Olta i sugjeroi tenorit që të shkojë mirë me Nitën pasi do ti duhet kur të vijë zinxhiri i nominimeve.

“Shko mirë me Nitën. Do vijë zinxhiri, do shpëtoj unë atë, do të shpëtojë ajo ty”, dëgjohet të thotë Olta, ku me siguri edhe këtë herë do ia hedhi pa asnjë penalizim. /Lokimagazine.com