Prova me lojën siameze i ka bërë dy kundërshtarët më të fortë në garë, Oltën dhe Luizin, të jenë më të afërt se kurrë.
Dyshja kanë kryer të gjitha veprimtaritë së bashku ditën e sotme, nga konsumimi i mëngjesit e deri tek rutina e fytyrës.
Momentet e vetme kur çiftet mund të ndahen nga njëri tjetri janë përdorimi i tualetit dhe gjumi i darkës.
Mirëpo, gjumin e drekës Olta dhe Luizi janë detyruar t’a bëjnë bashkë.
Si asnjëherë më parë dy protagonistët janë shtrirë në një krevat, gjë që ka shkaktuar të qeshura tek banorët dhe tek publiku që nuk i ka parë kurrë kaq të afërt.