“Nuk i interesova më unë”, Prishet miqësia? Efi kupton se Luizi e do jashtë shtëpisë

Efi ishte një nga mikeshat dhe përkrahëset e Luizit, mirëpo rikthimi i saj në shtëpinë e “Big Brother VIP” duket se nuk u prit shumë mirë nga këngëtari.

Në momentin që u vu në dijeni se vetëm një nga të rikthyerit do të mund të prekte finalen, Luizi filloi strategjitë e tij.

Ai planifikoi me Qetsorin të godiste Bledin e të linte mënjanë Efin dhe Ronaldon, për të marrë vetëm Kiarën në finale.

Kjo gjë është kuptuar tashmë nga Efi. Gjatë një darke me Kristin, Bledin dhe Gertin, ajo u shpreh se Luizi po përpiqet mos të krijojë shumë afrimitet me të.

Kur mori vesh që vetëm 1 shkon në finale, nuk i interesova më unë“- u shpreh Efi ndër të tjera.

https://www.instagram.com/reel/CqkJJeoO9mD/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

https://www.instagram.com/reel/CqkI_0Irq7u/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Nga ana tjetër, në komentet për Luizin ka ndodhur një ndryshim drastik.

Nga lëvdatat e shumta për këngëtarin, tashmë komentet negative janë ato që mbizotërojnë. Shumica e ndjekësve janë të pakënaqur nga mosmirnjohja ndaj Efit, e sipas tyre Luizi po sillet si arrogant.