Modelja ruse Ariana Lirey u bë e njohur nga martesa e fshehtë që pati me Don Xhon.
Ndonëse çifti u ndanë e sigurisht nuk munguan dedikimet e modeles në rrjet ku u bë kryefjalë.
Mirëpo duket se Ariana nuk heq dorë nga Don Xhon, në një nga fotot e fundit ajo ka komentuar “булочка” një fjalë rusisht e cila përkthehet “simite” dhe e shoqëron me emojin e një ananasi.
Dyshja nuk ndiqen në rrjetet sociale por duket se sërish Ariana nuk ndahet nga profili reperit edhe pse nga ai nuk ka patur asnjë reagim.
Modelja ruse, Ariana Lirey dhe reperi Don Xhoni, kanë qenë ndër emrat më të diskutuar në vitin që lamë pas. Kjo për shkak të marrëdhënies që kishin e po ashtu edhe për mënyrën se si u ndanë.
Pas njoftimit për ndërprerjen e marrëdhënies, ata ‘thumbuan’ vazhdimisht njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale. Sido që të jetë, Ariana së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.
Njëra nga pyetjet kishte të bënte me reperin nga Drenica, për atë nëse mund të rikthehen sërish bashkë.
‘’Me Xhonatanin kishim një lidhje që i erdhi fundi. Ai më ka qëndruar afër në momentet e mia të vështira. Ne kemi marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin’’, u shpreh Lirey. E njëjta ndërkaq në vitin që shkoi i dha fund beqarisë, duke u martuar me personin e saj të zemrës.