Pak kohë më parë në rrjet qarkulloi një foto e Beniadës me Blerti Hajdarin, duke zbuluar se dyshja janë në një lidhje.
Mirëpo edhe pas lajmeve të shumta që qarkulluan, nuk erdhi asnjë reagim nga dyshja.
Pak orë më parë Beniada ka publikuar një InstaStory ku i ka bërë edhe tag partnerit të saj, Blertit pa u ndjerë aspak në presion nga zbulimi i lidhjes së tyre.
Duket se çifti tashmë nuk e ka problem konfirmimin e marrëdhënies dhe daljes zyrtare së bashku.
Blerti Hajdari është vëllai i Arbër Hajdarit i cili është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë.