Rozana Radi dhe Kastro Zizo kanë rregulluar raportet pas 6 vitesh.
Këngëtarët e njohur kishin hatërmbetje dhe gjatë kësaj periudhe nuk folën asnjëherë me njëri-tjetrin madje Rozi e kishte bllokuar Kastron në rrjeter sociale.
Ky i fundit ka zbuluar se ku ishte zanafilla e këtij sherri dhe nuk kishte të bëjë me ‘’Këngën Magjike’’ si siç u raportua në media.
Ai u shpreh se ishte Rozana ajo që ka pasur hatërmbetje ndaj tij, gjatë emisionit të Vera Grabockës “Your Face Sounds Familiar.”
“Nuk është se ishim zënë taman se Rozana ka disa probleme ndonjëherë si puna ime se është artiste. Ne artistët s’jemi fort… Ishim para 6 vitesh në një projekt të Vera Grabockës “Your Face Sounds Familiar”, që fitoi Anxhela Peristeri, mendoj me të drejtë, edhe unë nuk i dhashë pikë Rozit. Ajo e mori shumë personale dhe nuk folëm, më bëri bllok”– tha Kastro në një intervistë në “Natë me Aulonën.”
I pyetur nëse ka ndonjë personazh të njohur me të cilin nuk flet, Kastro tha: “Përgjithësisht me të gjithë flas, ndoshta me disa njerëz që nuk më kanë kuptuar në atë kohën kur isha në atë periudhën time, abuziv. Por emra s’do them.”