“Nuk flasim, jemi zënë’, Mikela zbulon çfarë po ndodh me Erionin pas ribashkimit të tyre

Mikela dhe Erioni janë një dyshe simpatike që morën pëlqyeshmërinë e publikut që në fillim.

Çifti që dolën bashkë nga programi, u ndanë pas daljes ndërsa së fundmi kanë vendosur t’i japin edhe një shans njëri-tjetrit.

Por edhe pse publikisht zbuluan ribashkimin ata nuk po shfaqen bashkë nē rrjetet sociale dhe kjo ka shqetësuar ndjekësit e tyre.

Dikush prej tyre e ka pyetur Mikelën nëse flasin.

“Jo nuk flasim, jemi zënë, jemi ndarë, jemi vrarë, jemi grirë. Ja ku e keni se më çmendët”, është shprehur Mikela duke treguar se është me Erionin.

Nëse gjërat shkojnë mirë kësaj radhe, ata do të mbeten çifti i vetëm i “Përputhen” deri më tani.