E ftuar nje nate me pare ne “Prive”, Ledjanes ju drejtuan disa pyetje ku kursesi nuk kishte si te mungonte pyetja se cfare ndodhi me Mevlanin. Ledjana pati mundesine qe te na tregonte te gjitheve anen e saj te historise.
Ledjana u shpreh se arsyeja me e madhe perpos arsyeve te tjera, ishte momenti kur ne festen e “Perputhen”, Mevlani kendon kengen bashke me Antonelen. Ledjana tha se ky gjest nuk i pelqeu asaj aspak duke mos folur kshu me Mevlanin qe prej asaj kohe. Gjithashtu ajo shtoi se Mevlanit i ka futur bllok ne Instagram dhe kudo.
Gjithashtu ajo shton se në javët përmbledhëse të emisionit, produksioni vendosi që të ftonte Antonelën të bënte një përballje me Mevlanin dhe jo atë.
“Javën e fundit përmbledhëse, mua nuk më kanë ftuar që të bëja një përballje me Mevlanin se ne kishim dalë çift. Produksioni zgjedh Antonelën që të bëjë një përballje me Mevlanin, gjë që se kam kuptuar kurrë se ç’raport kishin ata dhe pse duhej të përballeshin më vonë, duke qenë se në syrin e publikut i kishin mbyllur marrëdhëniet, por në të vërtetë ata nuk i kanë mbyllur asnjëherë marrëdhëniet”, shprehet Ledjana, teksa shton se kjo është arsyeja kryesore pse është shkëputur përfundimisht nga Mevlani.
Ajo shton se Antonela nuk është tërhequr kurrë nga Mevlani, sepse e telefononte atë vazhdimisht edhe gjatë kohës kur dilte me Ledjanën.
Pas këtyre deklaratave nuk ka vonuar dhe reagimi i Mevlanit, i cili nëpërmjet një postimi në “InstaStory” ku shprehet se shume shpejt do tregoje dhe versionin e tij të historisë.