“Eduart Grishaj nuk është më pjesë e Top Media”.
“Eduart Grishaj promovon filmin në televizion tjetër,jo në Top Channel”.
“Lori Hoxha mungon në promovimin e filmit. “A do të jetë Eduart Grishaj pjesë e stafit Big Brother Vip?”, janë këto disa nga titujt e muajit të shkuar ku në median rozë flitej për një krisje marrëdhëniesh midis Lori Hoxhës dhe Eduart Grishaj e Arbana Osmanin.
E ndërkohë që Arbana konfirmoi se do ishte moderatore e Big Brother Vip, bashkëshorti i saj nuk dukej në horizont.
Pse mungonin postimet midis tij dhe trashëgimtares së Top Channel?
Vetë Lori Hoxha mëngjesin e sotëm ka sqaruar gjithçka me një pyetësor që ka zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram.
“Atëherë pse nuk e ke publikuar filmin “Sofia” të Edit?”-pyet një ndjekës
“Po pres Eduart Grishaj të mbarojë udhëtimet dhe ta shoh me të siç e kemi lënë”, është përgjigjja e Lorit.
Hatërmbetje të hedhura pas krahëve apo strategji marketingu? Kjo është dilema e madhe.

