“Nuk është dashamirëse”- Habit kunati i Luizit, nxjerr keq Kiarën pasi hapi Instagramin dhe ka një kërkesë publike

Ditën e djeshme Kiara Tito mori vendimin e papritur për t’i hapur një llogari të re Luizit në Instagram, duke qenë se adresa e tij e vjetër është tashmë e mbyllur.

Ajo u shpreh se sapo Luizi të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ajo do t’ia dorëzojë Instagramin.

Kjo llogari e menaxhuar nga Kiara ka arritur brenda pak orësh mbi 200 mijë ndjekës, mirëpo ajo çka tërhoqi vëmendjen është se ajo nuk ndjek asnjë prej familjarëve të Luizit.

Kjo ngriti aludimet se ata nuk ishin dakort për këtë vendim, gjë që u konfirmua ditën e sotme nga vetë kunati i tij, Sokol Tahiri.

Me anë të një postimi në Instagram, ai bëri një thirrje publike që askush mos t’i bëjë follow asnjë llogarie të hapur në emër të Luizit, pasi asnjë prej tyre nuk është dashamirës i tij.

Kunati ka postuar një video të vjetër ku Luizi shprehet se nuk do t’ia japë Kiarës llogarinë e tij, por do t’ua lërë menaxherëve të merren.

Krahas kësaj videoje, ai ka bërë këtë shkrim:

Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame! Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij. Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për instagramin e tij personal. Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij. Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!”

https://www.instagram.com/reel/CrmRXJrNkJu/?igshid=YmMyMTA2M2Y=