Raporti mes dyshes së njohur, Romeo Veshaj dhe Lori Hoxha është diskutuar mjaft së fundmi. Pas një sërë veprimesh dhe detajesh, në media qarkulloi lajmi se ata janë në një lidhje dashurie.
Dyshimet u shtuan më shumë kur dyshja u shfaq sëbashku në dasmën e Arbër Hajdarit pak javë me parë.
Mirëpo, pas videos virale, ishte vetë Lori ajo që i dha fund dyshimeve për një lidhje me Romeon.
Në një postim të saj në Instagram një ndjekës e komentoi Lorin si “kunatë” me Bora Zemanin, ndersa dikush tjetër replikoi duke shkruar: “Nuk është aq budallaqe sa të lidhet me Romeon, tung”
Pas replikës së këtij të fundit, erdhi dhe reagimi i Lori Hoxhës, e cila zgjodhi ti bëjë ‘Like’ komentit, duke lënë të kuptohet se mes saj dhe Romeos nuk ka një lidhje.
Por, pak pas këtij veprimi të Lorit, si janë raportet e saj me Romeon?
Ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen pikërisht Lori Hoxha, ku ndër një numer të madh urimesh që ajo ka marrë publikisht në rrjetet sociale, u vu re mungesa e Romeos.
Veprimi i aktorit tërheq më shumë vëmendje pasi vëllai i tij binjak, Donald Veshaj, me të cilin moderon emisionin “Më Lër të Flas”, nuk ia kurseu një urim të ëmbël Lori Hoxhës.
Epo, pas gjithë zhurmës së krijuar në rrjet, mund të themi me siguri se mes tyre jo vetëm që ska një romancë por as miqësi.