Patjetër që bukuria është relative, megjithatë ka një mënyrë për të matur përsosmërinë fizike dhe cila është gruaja më e bukur e botës tashmë mund të përcaktohet edhe shkencërisht dhe jo, këtë vit nuk është Bella Hadid. zendaya
Po flasim për aktoren Jodie Comer, e njohur për pjesëmarrjen në “Killing Eve”, e cila ka “rrëzuar” nga froni modelen e njohur dhe po ashtu ka lënë pas disa nga femrat më seksi të botës.
Aktorja u zbulua se ishte 94,52% perfekte në raportin e artë të bukurisë – i njohur gjithashtu si “Phi” – dhe që përdoret për të matur përsosmërinë fizike.
Të gjithë tiparet e saj u matën: Sytë, vetullat, hunda, buzët, nofulla dhe forma e fytyrës dhe iu afruan më së shumti nocionit të grekëve të lashtë për atributet e përmasave të përsosura. Sepse “Phi” në fakt është një ekuacion matematikor që e kemi trashëguar pikërisht nga grekët dhe është përpjekja e parë dhe më e sakta deri më tani për të “matur” bukurinë.
Vendin e dytë tani e mban Zendaya me 94,37% perfeksion, ndërsa modelja Bella Hadid, ishte e 3-ta me 94,35%. Diva e muzikës, ,Beyonce, u rendit në vendin e katërt me një rezultat të hartës së fytyrës prej 92.44%. Lista e grave të bukura, që i afrohen 100% të bukurisë mbyllet me Ariana Grande, Kim Kardashian, Taylor Swift dhe HoYeon Jung të Squid Games.
Ndërkohë, ekuacioni matematikor vërtetë është marrë nga grekët, por lista u përpilua duke përdorur teknikat më të fundit të hartës së kompjuterizuar nga kirurgu kozmetik i fytyrës në Harley Street, Dr Julian De Silva, i cili sigurisht përdor teknologjinë në punën e tij, për të arritur në këtë rezultat.
Burimi: /News31