Këtë episod të “Më lër të flas”, e ftuara e dytë pas reperit të njohur Bardhi ishte Xhensila Myrtezaj.
Edhe pse nuk flet shpesh për jetën personale, ajo zgjodhi t’i përgjigjet pyetjeve ‘pikante’ të Donaldit dhe Romeos.
Fillimisht, këngëtarja foli pak më shumë për vajzën e saj, Ajka dhe u shpreh se ndjenja e mëmësisë është një ndjenjë që do të donte ta provonte sërish.
“Do sjellim dhe fëmijë të tjerë. Ajka është bashkëpunimi më i bukur që kam bërë me Besin. I ka ngjarë shumë Besit nga karakteri. Ajka është shumë ekspresive dhe këndon duke bërë humor. Le të bëhet në jetë çfarë e bën atë të lumtur.”
Xhensila foli për herë të parë lidhur me komentet negative që merr në rrjete sociale ashtu si çdo personazh i njohur.
“Ne përshtatemi, si kameleon. Nuk kam bërë kompromis, por jam shumë më e qetë. Me çfarë dëgjoj rreth e rrotull kam fituar imunitet.”
Kengetarja u ndal dhe te raporti me motren e Besit, pasi ne media u perfol per nje krisje mes tyre. Dyshimet linden pasi Xhensila nuk e uroi Anen per ditelindje.
“Unë timen e kam kudita. Besi me motrën time hahen”, duke sqaruar një herë e mirë raportin me kunatën e saj.