Armaldo Kllogjeri u eleminua disa javë më parë nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania”.
Një prej gjërave që tërhoqi vëmendjen mbrëmjen që ai doli, është fakti që nuk takoi Luizin.
I ftuar në “Wake Up”, ai ka sqaruar këtë moment.
“Unë dorën nuk ia kam kam dhënë sepse nuk doja që dalja ime nga shtëpia të ishte një dalje si gjithë të tjerat. Por, edhe për atë vendosmërinë që ai tregoi për të më nxjerrë mua nga shtëpia. Dhe për t’i thënë që ‘Shiko, ti më nominove një herë me kutinë e pandorës, unë e kalova atë situatë të vështirë. Por, herën e dytë nëse ti më nominon në këtë mënyrë që ti do dhe ke ndërtuar, atëherë është pak thikë pas shpine. Sepse unë nuk të kam dëmtuar kaq rëndë në lojë. Unë kam qenë i vetmi që të kam mbështetur në situate kritike: për historinë e sëmundjes dhe historinë me Kiarën”, u shpreh ai.
Armaldo shtoi se pavarësisht të gjithave, beson që do të ketë një raport mjaft të mirë me Luizin kur ai të dalë, e madje nuk e përjashtoi mundësinë për një bashkëpunim.