Juliana Nura është padyshim emri më i lakuar i BBV, 1 i cili mbylli spektaklin e parë me fitoren e Stresit.
Juli ishte kyçi i shumë dinamikave në shtëpi dhe e përfolur në çdo Prime. Një temë që u diskutua mjaft ishte dhe raporti i saj me reperin Noizy.
Ajo u shpreh se nuk kishte lidhje por një njohje më të thellë se miqësi, fjalë të cilat Noizy i mohoi.
Tani Juliana pyetet vazhdimisht për këtë raport, siç ka bërë edhe Dajana Shabani të cilën e kishte si të ftuar.
Juli ka pohuar se ata njihen prej 8 vitesh, të dy bëjnë palestër, kanë miqësi të përbashkët dhe se ai është djalë shumë i mirë.
“A të tërheq seksualisht?”-e pyet Dajana
Juli është munduar ta shmangë përgjigjen duke mos pohuar asgjë por as nuk mohoi se si vëlla nuk e shikon.