Cindy Marina ka treguar se lidhja e saj po shkon shumë mirë dhe se partneri i saj, Genari është shumë mbështetës.
Sa i përket marrëdhënies me ish-kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli ajo tha se e ka njohur para se të kishte lidhje me Genarin, pasi kishin patur njohje të hershme familjare.
Edhe pse ende nuk e quan vjehërr, Cindy tregon se marrëdhënien me mamanë e partnerit të saj e ka shumë të mirë e madje ndihet me fat që e ka njohur.
“Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh”.