Paloma është shprehur ditë e sotme e zhgënjyer nga Donaldi. Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania”, Arbana bëri me dije dy konkurrentët e preferuar që publiku pati mundësinë të shpëtonte nga nominimet. Bnaorët që e përfituan këtë mundësi nga ‘’Vëllai i Madh’’ ishin Graniti dhe Paloma.
Mirëpo, kjo e fundit tha sot se pa disa reagime që nuk i priste kur u përmend emri i saj. Paloma u shpreh se nuk e priste aspak që të ishte e preferuara e publikut por nga ana tjetër tha edhe se kjo gjë e ndihmoi për të kuptuar se cili nga banorët nuk u tregua entuziast për qëndrimin e saj. Dhe sipas saj Donaldi nuk e priti mirë faktin që ajo ishte e preferuara e publikut.
“Pash fytyrat e disa personave dhe jam zhgënjyer shumë. Donaldi u pre sapo dëgjoi emrin tim dhe nuk e prisja aspak nga ai’,- tha Paloma.
Po ashtu, u shpreh se edhe një person tjetër reagoi njësoj si Donaldi por nuk e zbuloi emrin.