Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të pëlqyer dhe më të përfolur të showbizit shqiptar.
Ata prej vitesh janë duke shijuar një histori të bukur dashurie, nga frytet e së cilës janë bekuar edhe me një vajzë, Ajkën.
Disa muaj më parë u aludua për një ndarje të mundshme mes tyre, por duket këtë periudhë ata e kanë shfrytëzuar për ta forcuar akoma më shumë dashurinë e tyre.
Prej javësh thuhet se Xhensila është në pritje të ëmbël, teksa së fundmi burime për “Bordo” kanë konfirmuar lajmin por kanë zbuluar dhe gjininë e bebit. Mësohet se Ajka e vogël do të bëhet me një vëlla.
Kujtojmë se Xhensila i ka mohuar gjithmonë lajmet për një shtatzëni të dytë.