Zhaklin Lekatari, opinionistja e “Big Brother VIP”, që prej kohësh deklaron se nuk ka nevojë për një mashkull në jetën e saj, duket se tashmë e ka gjetur një.
Ajo është fotografuar në një anije në Mal të Zi nën shoqërinë e një mashkulli të huaj. Ky i fundit që dyshohet të jetë i dashuri i Zhaklinës, është një figurë e re në jetën e blogeres.
Ende nuk dihet identiteti i këtij mashkulli që ka arritur t’i marrë zemrën Zhaklinës, e cila së fundmi me provokimet e saj nga Serbia ngjalli reagimin e të gjithë popullit shqiptar.
Çifti duket shumë i dashuruar, teksa i dhurojnë puthje njëri-tjetrit në publik.