Modelja shumë e dashur për publikun, Beniada Nishani ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin e mëngjesit “Wake up”.
Ndër të tjera modelja ka zbuluar më tepër për raportet që vazhdon të ruaj ose jo me ish-banorët e “Big Brother VIP”.
Beniada me një çiltërsi që e karakterizon, ka zbuluar se është zhgënjyer nga disa prej tyre.
Ajo shtoi faktin se dikush gjatë pjesëmarrjes së saj në shtëpinë e BBV e kishte ‘paralajmëruar’ se sjellja e shumicës do të ndryshonte pasi të fikeshin kamerat, mirëpo modelja nuk i kishte besuar.
Megjithatë me disa prej tyre vazhdon të flasë duke veçuar Sarah Berishën, me të cilën ka një marrëdhënie më të mirë.
“Kur ishim në Big Brother thonin se nuk do ta varin më kur të fiken kamerat. Por unë nuk e besoja. Por mendoj se kush do e gjen mundësinë. Me disa prej tyre takohemi, flasim. Me Sarah Berishën kam marrëdhënie më të mirë”, u shpreh Beniada.