Aktorja Stacey Dash ka shpërthyer në lot kur ka mësuar se reperi legjendar amerikan, DMX, ka ndërruar jetë, megjithëse kjo ka ndodhur më shumë se një vit më parë.
Ylli i filmit “Clueless” shpërtheu në lot për vdekjen e reperit në një video që ajo e postoi në TikTok së fundmi, duke thënë se i vinte turp që nuk dinte për sulmin e tij në zemër të shkaktuar nga kokaina.
Në videon e postuar Dash u shpreh:
Sot kanë kaluar gjashtë vjet e një muaj që jam e pastër nga droga dhe kjo më thyen zemrën. Ai humbi jetën nga kjo gjë. Ai iku nga ai demon i varësisë. Ju lutem mos humbni veten. Isha duke shikuar nëpër TikTok dhe gjeta këngën e tij që më ka shpëtuar shumë herë. Papritur shkruan #RIP. Nuk e dija se ka ndërruar jetë. Unë jam e thyer, ai ishte një djalë shumë i mrekullueshëm.
https://vm.tiktok.com/ZMNTdtpXs/
DMX ndërroi jetë më 9 prill 2021 në moshën 50 vjeçare, ndërsa shumë prej ndjekësve në rrjet nuk mund t’i besonte aktores se nuk kishte dëgjuar për vdekjen e tij.
DMX, i cili ishte themeluesi i grupit muzikor Ruff Ryders, ka qenë në rehabilitim disa herë për shkak të varësisë ndaj drogës.
Periudha e tij e fundit e rehabilitimit ishte në vitin 2019, pasi ai përfundoi një dënim me burg 12-muaj për evazion fiskal.
Një prej këngëve më të famshme të DMX është “Party Up (Up in Here)” që e bëri atë të njohur në mbarë botën.