Nuk duhet të prisni dhe shumë! Elvana Gjata zbulon detajet e bashkëpunimit me artistët ndërkombëtarë

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” Elvana Gjata bëri të ditur disa ditë më parë se do të vijë shumë shpejt me një bashkëpunim me këngëtaren e famshme Inna, artisten e shumë hiteve si “Amazing”, “Sun is up”, “Deja Vu” e shumë të tjera dhe me muzikantin e njohur me emrin Sickotoy.

Ky projekt mban titullin “Papa” dhe do të publikohet më shpejt nga ç’e prisnim. Ditën e sotme Elvana ka publikuar një pjesë të shkurtër nga kënga, si për t’ju treguar fansave se çfarë duhet të presin.

Ajo shfaqet e veshur thuajse njësoj me Inna-n në çdo pjesë të videoklipit. Elvana ka zbuluar se kënga do të publikohet ditën e premte në 23 korrik. Duke ditur se sa të suksesshëm janë të tre artistët, mes siguri kjo këngë do të kthehet menjëherë në një hit veror.

https://www.instagram.com/p/CRlnXCkAsp1/?utm_medium=copy_link