Florjan Binaj është padyshim një prej artistëve më të dashur të publikut shqiptar, karriera e të cilit shënjoi gjatë roleve të tij për vite me rradhë në “Portokalli”.
Ai ishte një nga figurat më të dashura të këtij show humoristik dhe largimi i tij nuk u prit aspak mirë nga publiku.
Ndaj, në çdo intervistë të tij nuk mungojnë pyetjet rreth arsyeve që çuan në këtë vendim të aktorit.
Së fundmi Flori ka qenë i ftuar në “Një natë me Aulonën”, ku tha se do i rikthehet rolit si comedian por jo në “Portokalli”.
Sa i përket largimit pas 18 vitesh deklaroi se vendimin për tu larguar e kishte marrë prej një kohë të gjatë duke nënvizuar se “nuk donin të më mbanin”.
“Ajo do ekzistojë me mua deri në fund të jetës sime. Atij momenti do i kthehem sërish në një formë tjetër. Jo më te “Portokallia”. Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin. Më është dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për t’u larguar. Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për t’i zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte te hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vet.”- ka treguar aktori.