Ndonëse jashtë shtëpisë, emrat e ish-banorëve janë përmendur shpeshherë nga banorët që kanë mbetur në lojë, qoftë kjo për mirë apo për keq.
Armaldo, një ish-banor i këtij edicioni ka qenë faktor në shumicën e rasteve brenda në shtëpi me situatat që krijonte apo për shkak të debateve që bëhej pjesë.
Ditën e sotme, teksa Luizi po bisedonte me Efin dhe Kristin, i tha atyre se nuk do t’ia harrojë kurrë Armaldos që përpara se të dilte nga shtëpia, ia dha dorën vetëm Oltës dhe Kiarës.
Të njëjtën gjë tha edhe Kristi.
Efi nga ana tjetër solli në vëmendje spektaklin kur ajo u nominua, për shkak të një nominimi “kokë më kokë” me Kiarën dhe Luizin. Ajo u shpreh se Olta ishte e vetmja banore që nuk e përcolli atë te dera dhe se as nuk e takoi.