Noizy ka publikuar një video në Instastory ku shihet nën shoqërinë e Yll Limanit, teksa kanë treguar se përveçse bashkëpunëtorë, janë edhe miq të mirë.
Ylli shprehet gjatë videos se edhe pak ditë kanë ngelur që të ngjitet në skenë si ‘Ylli Rajku’, duke theksuar datën e koncertit që po organizon Noizy, ‘Alpha Show.’
Por ajo që mori vëmendje ishte edhe mbishkrimi që Noizy kishte vendosur krahas videos.
“Me datë 14 gusht e ndërron mbiemrin Yll Rajku”- shkruan krahas videos Noizy.