Lei Kraja është padyshim një nga moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar. Kur vjen puna tek jeta e saj private Lei është shumë e rezervuar, por së fundmi nuk ka ngurruar të shprehë hapur disa mendime në lidhje me si e sheh veten në të ardhmen.
Ajo ka zhvilluar së një intervistë virtuale me ndjekësit në Instastory ku i është përgjigjur pyetjeve dhe ka shuar në një farë mënyre kuriozitetin e ndjekësve.
E pyetur nëse është beqare apo në një lidhje, moderatorja zgjodhi të mos flasë dhe të jetë shumë e rezervuar për këtë pjesë.
Pyetja që mori vëmendjen e të gjithëve për bukuroshen zeshkane ishte nëse do të dashurohej me një djalë që s’ka pasuri, për të cilën ajo ka zgjedhur të tregohet e sinqertë duke thënë publikisht se pret më tepër nga partneri i saj.
“Ummm, jo. Kam punuar shumë për të bërë regres. Pres më lart nga partneri”.