Britney Spears ka rrëfyer një episod të së shkuarës ku nëna e saj e ka gjuajtur me shuplakë për shkak se qëndroi natën vonë duke festuar, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e saj.
“Nëna ime po kujdesej për Jayden dhe Preston dhe unë po festoja deri në orën 4 të mëngjesit dhe nëna ime ishte e inatosur! Hyra brenda, ajo më pa dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram i cili është fshirë më vonë.
Këngëtarja pretendon më tej se incidenti ndodhi pasi ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline me të cilin ajo ka dy djemtë e saj djemtë Jayden James dhe Sean Preston u largua nga ajo.
Kujtojmë që javën e kaluar, Lynne Spears i kërkoi falje Brtney-t dhe kërkoi që ato të flisnin, por duket se këngëtarja nuk e fal dot të ëmën