Ditën e djeshme, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj festuan 1-mujorin e lindjes të vajzës së tyre, Zoi.
Në një postim në InstaStory, me rastin e vecantë Arbana ka postuar një foto ku duket dora e vogëlushes dhe fustani për të.
Le të ndalemi pak te fustani ku sigurisht nuk kishte si mos të binte në sy marka “GUCCI”.
Fustani i lezetshëm me dantellë prej fildishi i markës luksoze italiane Guçi, i bërë me pambuk të butë, ka lule rozë dhe logon GG të qendisur me delikatesë sipër dantellës.
Po çmimi?
525 paundë ose e thënë ndryshe 70,455 lekë të reja ! Epo si duket Arbana dhe Eduarti kanë filluar që tani me blerje të shtrenjta për të bijën e tyre