Gjatë spektaklit të së premtes në “Big Brother VIP Albania” u lexuan disa pyetje të publikut për banorët. Dhe mes të tjerash, Arditi u pyet për seksualitetin e tij.
Pas këtij momenti, Paloma duket se ka vendosur ta vijojë diskutimin rreth kësaj tematike, duke e pyetur serish Arditin.
Arditi nga ana tjetër duket se është lodhur nga pyetjet e vazhdueshme të saj, derisa sot vendosi që të reagojë për ta mbyllur përfundimisht si çështje.
Paloma: Pse mendon se të pyeti publiku?
Arditi: Pse të shqetëson kaq shumë kjo gjë? Boll më me këtë temë!
Paloma: Thjesht jam kurioze.
Arditi: Skenarin shko bëje me dikë tjetër. Ti nuk bën dot lajm me seksualitetin tim. Nëse je kurioze mund të ta vërtetoj.
Paloma: Turp të të vijë. Unë kam të drejtën të të pyes por ty turp të të vijë për këtë që sapo the.