“Gazeta Ekspress” publikoi pak ditë më parë një lajm lidhur me dy këngëtaret e njohura shqiptare, Melinda Ademi dhe Nora Istrefi.
Burimi theksonte se mes Norës dhe Melindës pati si fillim një debat verbal i cili agravoi në përplasje fizike, në ambjentet e një palestre.
Sipas tyre, u desh ndërhyrja e të pranishmëve që sherri mes vajzave të ndërpritej.
E teksa lajmi bëri mjaft bujë në rrjet, së fundmi ka ardhur një reagim nga menaxheri i Melinda Ademit, Granit Muxheri.
Ndryshe nga çfarë është pretenduar, ai u shpreh se mes vajzave nuk ka patur një përleshje fizike.
“Jo nuk është e vërtetë që ka ndodhur një përplasje e tillë. Kësaj i kapen, qështu ju patën kap edhe për Dafinën, e Butrintin pa pas asgjë me atë, po bojn kësi tripa e po krijojnë sende”, tha menaxheri.
Sa i përket Norës apo Melindës, asnjë reagim nuk ka ardhur prej tyre.