Ditën e djeshme, Kleviol Ahmeti u arrestua teksa arriti në aeroportin e Rinasit pasi ishte kallëzuar nga reperi Noizy për kërcënime dhe pëndjekje.
Në lidhje me këtë arrestim reagoi dhe avokati i reperit, duke e konsideruar përndjekjen si “dashurore”.
Mirëpo pak më parë ka ardhur dhe reagimi i Noizyt nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Teksa përmend rastin në fjalë, ai shprehet ndër të tjera se është penduar për kallëzimin e bërë duke shtuar se do të shkojë ta takojë vetë Klevion për t’i bërë paralajmërimin e fundit.
Një pjesë nga postimi i Noizy-t:
“Pas nje bisede te gjate me disa miq te perbashket dhe me vllain e K, “qerosi” mora kohe te ndaj me ju per her te fundit historin si ka nis nga fillimi e deri ktu ku jemi sot, kjo eshte historia e vertet dhe jo me genjeshtra dhe intriga, kush e Mban mend para disa vitesh shtator 2020 kür k u perpoq te zihet me Florian Markun? Ktu nis gjithcka, tenton te gjuj Florianin me thik pa asnje pik arsyje, me pas ato dit fiksohet dhe me mu, dhe në momentin kür u permend emri Noizy behet viral, dhe me sa duket kjo gje I ka pelqy sepse I erdhi dicka qe kurr se ka perjetu me perpara, fama ose vemendja, mirepo ajo vemendje ose fame nuk i perkiste K por I perkiste Noizy’t dhe ty te erdhi per shkak te emrit qe ti permend, dhe në momentin kür Noizy nuk permendej mbas disa ditesh fillon e bie audienca, dhe kte gje K filloj ta kuptoje, dhe cfar te bejm qe vemendja mos te bie? Vazhdonte dhe permend te Noizy’n serish duke shar ofenduar dhe kercenuar në lloj lloj menyrash qe me vjen zor ti permend, Gjithsesi në mendjen time e kisha staku qe hapi rrug budallait se aq din dhe aq ben, mire po ky e beri rruge kte punen e te shames ofendimet dhe kercenimet, 365 Dite në vite kishte te njejtin Avaz hy live në Tiktok dhe permend noizyn Bej intriga fol me lloj lloj tipash tiktoku Pse?”.