Noizy publikoi këngën e tij të re dhe surpriza ishte Luizi!

Jo pak herë reperi Noizy ka treguar publikisht mbështetjen e tij për Luiz Ejllin në garën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Në një koncert të tij, Noizy imitoi kërcimin e Luizit ndërsa audienca shpërtheu në brohorima.

Gjithashtu, ditën e djeshme Noizy i uroi fitoren Luizit, ndërsa ndau një video të tij tek shihej duke kërcyer me këngët e reperit.

“O çapaçuleee me dit ti sa viral je bo me kët kong hahaha”- shkroi ai në InstaStory.

Mirëpo, sot reperi i ka suprizuar të gjithë me këngën e re në bashkëpunim me Elvana Gjatën.

Në një pjesë të këngës, ai ka vendosur zërin e Luizit tek thërret emrin e tij, “Noizy”.

 

Kujtojmë se nga ana tjetër Luizi e ka shprehur disa herë brenda shtëpisë se dëshiron të realizojë një këngë me Noizyn, ndërsa nuk i ka kursyer lëvdatat për të sa herë që këngët e tij janë vendosur në shtëpi.